Pezullimi i analizave në laboratoret publike, reagon Shehu: Politikë korruptive, po aplikohet parimi “paguaj ose vdis”!

[ad_1]

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar pas publikimit të dokumentit nga ministria e Shëndetësisë, ku pritet që të pezullohet kryerja e analizave në laboratoret publike të vendit. Në reagimet e Shehut, thuhet se ky ishte një vendim korruptiv me qëllim që të rrisin përfitimet e laboratoreve private.

Dokumenti për këtë urdhër të pezullimit të analizave u publikua më herët nga mjeku Erion Dasho.

Ndërsa Shehu ka thënë se në këtë mënyrë ndaj qytetarëve po vendoseshin vetëm dy mundësi, të paguanin analizat në laboratoret private ose të vdisnin.

Postimi i Plotë nga deputeti demokrat, Tritan Shehu:

Shendetesia e Rilindjes: ose paguaj ose vdis!

Sot nje urdher ministerial ndalon per qytetaret analizat ne laboratoret publike, edhe ato te kerkuara nga mjeku i familjes se… kane mbaruar fondet.

Muajin e kaluar me nje urdher te tille u ndaluan per reth 10 dite analizat laboratorike te pacienteve te shtruar ne spitale, se….kishin mbaruar fondet.

Kur per PPP e laboratoreve harxhohen me dhjetra miliona E ne vit, shume me shume se sa do te duheshin per zhvillimin normal te sistemit tone te laboratorik publik.

Sic e kemi paralajmeruar, PPP-te e laboratoreve kane deshtuar, me pasoje demtimin e shendetit, rrezikimin e jetes dhe zbrazjen xhepave te qyterateve.

I kam theksuar qe ne zanafille pasojat e renda mbi qytetaret:

–Te ketyre PPP-ve, qe krijojne monopol kombetar privat te paguar nga shteti, me largim te sherbimit nga qytetaret, kosto financiare, korrupsion, bllokim te politikave shendetesore.
— Te kesaj PPP-je te laboratoreve edhe per thermimin e unitetit te spitalit, deri me humbjen e rolit didaktik, shkencor e rrezatues dhe per Qendrat universitare.
Keshtu aktualisht per pacientet ngelin dy alternativa:
1-Te mos bejne analizat e kerkuara ne spital, apo nga mjeku i familjes, pra ta paguajne me shendet e pse jo edhe me jete kete.
2-Ose te paguajne nga xhepi per te realizuar analizat te privati.

Nje politike korruptive e cinike kjo ndaj sistemit tone shendetesor, pacienteve e qytetareve, qe synon te shkaterroje sistemin publik, duke i drejtuar pacientet tek privati…por me shpenzimet e tyre.
Pra po aplikohet parimi tragjik: ose paguaj ose vdis!

Parim kriminal ky i aplikuar tek ne, edhe per paciente me patologji te urgjences, pra per jete a vdekje, si aksidentet vaskulare cerebrale, te cilet jane te detyruar ose te shkoje te privati duke paguar dhjetra mijra E, ose kjo Qeveri u thote:

Vdis!

Nderkaq per kujtese- dhjetra miliona E te tjera vazhdojne te paguhen per ate tjeter PPP, te atij Check up-i abuziv, me shpenzimet e te cilit do te kishim rinovuar te gjithe sistemin paresor.

Keshtu qytetareve, qe kane paguar taksat e kontributet shendetesore, u duhet perseri te paguajne per shendetin e tyre tek privati, ndryshe kjo Qeveri mund t’i dergoje ne:
Varr!

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *