“Përplasje” mes Manjës dhe Çuçit, ministri i Brendshëm: Kur dëgjoj Ulsiun më duket si anëtar i Rithemelimit. Manja: Klosit i doli mjekra në Berat

[ad_1]

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pasur një përplasje me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili gjatë fjalës së tij, kritikoi organizimin e partisë Socialiste në terren, duke thënë se nuk kishte asnjë lloj strukture aktive.

Ndërsa Çuçi u përgjigj ndaj Manjës duke thënë se i ishte dukur njësoj si të ishte duke dëgjuar një anëtar të Komisionit të Rithemelimit. Çuçi tha organizimi i strukturave ishte i ndryshëm në qytete të ndrysheme, duke shtuar se Manja i ishte referuar qarkut të Dibrës.

Ndër të tjera ai përmendi qarkun e Beratit duke thënë se aty ishte një organizim për t’u marrë shembull, ndërsa Manja nuk la pa e ironizuar, duke i përmendur mjekrën.

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi: Kur dëgjoj Ulsiun, sikur dëgjoj një anëtar të Komisionit të Rithemelimit.

Unë i jap të drejtë Ulsiut sepse kryesia më dërgoi në zgjedhjet e pjeshme në qarkun e Dibrës dhe po të vendos syzet e Ulsiut është ai realitet që ai e përmendi këtu, partia atje thuajse nuk ekzistonte fare.
Unë dua të sjell këtu rastin e partisë në qarkun e Beratit që është një model i kundërt i partisë në qarkun e Dibrës. Në qarkun e Beratit kam hasur një nga pjesët më të organizuara të partisë socialiste në gjithë Shqipërinë.

Kemi shumë probleme në organizimin kapilar të partisë, por nuk duhet të mohojmë dhe nuk duhet të themi se nuk ekziston partia. Sepse po të mos ekzistonte partia Socialiste, padyshim që mandatin e tretë nuk do ta kishim. Jam shumë dakord për propozimet në ndryshimet statutore dhe jema për idenë që në të krijojmë një libër rregullash.

Ulsi Manja: Kjo është partia që kanë derdhur mund, gjak djersë para nesh, por nuk pengon të them të vërtetën. Ps është shumicë në terren, kur shtylla kurriozre nuk rri drejtë duhet ta themi. I fiton Edi Rama zgjedhjet, të drejtës ti themi të drejtë, në Dibër nuk i rri drejt shtylla kurrizorë partisë. Blendi la mjekrën në Berat, aty i doli mjekra. E kisha miqësore.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *