Pasojat e futbollit gjymtojnë ish-sulmuesin francez, detyrohet të presë këmbën e djathtë (VIDEO + FOTO)

[ad_1]

Bruno Rodriguez mbërriti të mërkurën në spitalin “Hauts-de-Seine”, i specializuar për rehabilitimin e të amputuarve. Mbi një karrige me rrota, ish-sulmuesi francez, sot 49-vjeçar, tregon historinë e tij me zërin e butë që bie në kontrast me imazhin e futbollistit të dikurshëm, që dukej si “vullkan” në fushë nga viti 1992 deri në 2006.

Gjatë karrierës ka kaluar nëpërmjet 12 klubeve, përfshirë Metz-in, me të cilin u bë nënkampion i Francës në vitin 1998, dhe PSG një vit më pas. Rodriguez duhej ta përfundonte karrierën e tij më 2006 si pasojë e një dëmtimi tjetër në kyçin e këmbës së djathtë.

Ishte fillimi i një sprove që e detyroi atë një muaj e gjysmë më parë t’iu thotë mjekëve: Nuk duroj më, ma prisni këmbën! Në faqet e “L’Équipe”, ish-sulmuesi i RC Lens (2000-2004) gjurmon prejardhjen e problemit të tij:

“Kur luaja futboll kisha shumë ndrydhje të kyçit të këmbës. Ndrydhje për shkak të goditjeve pak të rënda, të cilat nuk i shohim më, sepse lojtarët janë më të mbrojtur. Kortizoni që më është injektuar, dihet, e ha kërcin dhe nëse nuk ka më kërc, kavilja del jashtë funksioni.

Ne si futbollistë nuk jemi domosdoshmërisht të vetëdijshëm për pasojat. Është e sigurt që nëse do të më ishin shpjeguar pasojat nga mjekët, do të kisha thënë: dakord, po pushoj ndeshjen e ardhshme”.

Këto injeksione i shkaktuan dëme të konsiderueshme në jetën e tij. Pas tërheqjes nga futbolli, ish-lojtari i PSG-së hapi një furrë buke dhe u bë drejtor sportiv i Bastia-Borgo për tri vite. Megjithatë, vuajti si kurrë më parë: “Unë nuk kisha më asnjë autonomi, nuk mund t’i jepja as makinës. Gruaja ime duhej të më lante.

Nuk mund të punoja më, kështu që më mbaruan edhe paratë. Nuk mund të kënaqesha me fëmijët e mi. Nuk mund të bëja më asgjë, qëndrova në shtëpi. Nuk isha më i dobishëm. Domosdoshmërisht kalova në depresion. Irritohesha lehtësisht. Nuk kishte më jetë as për gruan time. Nëse nuk do të kishte qenë ajo, mund të kisha vrarë veten”.

Më pas ai mori vendimin radikal, por thelbësor. Iu kërkoi mjekëve t’i amputonin këmbën e djathtë. Dhimbja u bë e padurueshme për Bruno Rodriguez: “Vendimi ishte i vështirë për t’u marrë, por në të njëjtën kohë jam pothuajse i lehtësuar”.

Për tre muaj, Bruno Rodriguez-it iu desh të kryente seanca të shumta me fizioterapistë në mënyrë që trupi i tij të rifitonte ekuilibrin: “Unë kam dhimbjen e operacionit, por veçanërisht atë të gjymtyrës fantazmë, e cila do të pakësohet me kalimin e kohës. Këto janë dhimbje nervore, truri beson se e ka gjithmonë këmbën. Kam përshtypjen se kam këmbën, dua të lëviz gishtat dhe kyçin e këmbës… Është vërtet e çuditshme”.

loading…



[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *