Pas dy orësh përfundon marrja në pyetje e Alqi Bllakos, dëshmia e tij: Procedurat për inceneratorin janë ndjekur nga komisioni në Ministrinë e Mjedisit

[ad_1]

Ka përfunduar marrja në pyetje ndaj ish deputetit për Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Për gati 2 orë ai ka dhenë deklaraten e tij përballë prokurorit të çështjes ku sqaruar të gjithë rolin e tij në dhënien me koncesionin inceneratorin e Fierit. Sipas deklaratës së siguruar nga Fax News, Bllako ka mohuar akuzat dhe pretendimet e SPAK si i përfshirë në këtë afer. Sipas Bllakos përsa i përket akuzës së shpërdorimit të detyrës për shpronësimin e vendit ku u ndërtua inceneratori, ish deputeti që nuk ka pasur funksion vendimarrje. Sipas tij procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit.

Sipas tij ai ka pasur detyre vetëm ta përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për Miratim. Përsa i përket akuzës së korrupsionit për punësimin e babait të tij në mënyrë fiktive në incineratorin e Tiranës, Bllako është shprehur se kontrata për punësimin e babait të tij nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit Italian. Gjithashtu ai ka shtuar se babai i tij ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrveshja për inceneratrin e Fierit. Dëshmia e Bllakos do administrohet tashmë në fashikujt e dosjes hetimore.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *