“Nuk po njihja veten, djali u tmerrua nga unë”/ Producenti i njohur flet për operacionet plastike: Si film horror…

[ad_1]

Simon Cowell ka hequr dorë nga operacionet plastike pasi kuptoi se ai “mund ta ketë tepruar pak” me injeksionet.

Gjykatësi dhe producenti ekzekutiv i America’s Got Talent, 62 vjeç, tha se bëri aq shumë injeksione botoksi sa nuk po e njihte më veten.

“Ishte një periudhë ku e teprova tepër “ tha Cowell për The Sun. “Pashë një foto timen të një ditë më parë dhe nuk e njoha veten”.

Ish-gjyqtari i American Idol kuptoi se dukej “si diçka e dalë nga një film horror” dhe kjo kishte filluar ta trembte djalin e tij 8-vjeçar Eric.

“Eriku ishte i tmerruar nga i ati,” tha Cowell, dhe kjo e bëri atë të hiqte dorë nga injeksionet.

“Mjaft është mjaft. Nuk ka më injeksione në fytyrën time tani. Zero.”

Cowell tha se në vend që të mbështetet tek trajtimet kozmetike, do të fokusohet në marrjen e vendimeve më të mira për sa i përket ushqimit dhe pijeve.

“Për mua tani, e gjitha varet nga ushqimi i shëndetshëm dhe pirja e tonelatave ujë”, tha ai.

Cowell foli gjithashtu për aksidentet e tij me biçikletë elektronike – ai theu shpinën në një aksident në gusht të 2020, e cila kërkoi operacion dhe dy muaj më parë ra përsëri duke thyer krahun e tij si dhe rikuperimin e vështirë.

“Për herë të parë e konsiderova terapinë kur theva shpinën sepse isha shumë, shumë, shumë, shumë keq emocionalisht”, tha ai. “U ndjeva shumë i dëshpëruar sepse nuk dija si t’ia shpjegoja Eric që nuk mund të kryeja të gjitha aktivitetet që doja me të. Nuk isha i sigurt nëse do të isha në gjendje të ecja përsëri, për të luajtur ndonjëherë futboll me të”, tha Cowell.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *