“Nuk ka vatra të reja të gripit të shpendëve”/ Ministria e Bujqësisë: Situata paraqitet e shëndetshme, ushqimet në qendrat e lincenuara të sigurta

[ad_1]

Zv,Ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi ka deklaruar sot për mediat se brenda 24 orëve nuk është konstatuar asnjë rast i ri me gripin e shpendëve në vend.

Gjeçi tha se asnjë stabiliment nuk paraqet problematika dhe se janë nën monitorim të vazhdueshëm duke theksuar se do të rritet flota e veterinerëve zyrtarë. Lidhur me ushqimet ajo theksoi se janë të sigurta dhe duhen blerë në qendra të licensuara.


Zv,Ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi:
Nga kontrollet e kryera situata paraqitet e shëndetshme pasi nuk ka vatra të reja të gripit të shpendëve. Nuk janë konstatuar shkelje. Po vijojmë bashkëpunimin për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë dhe ndërgjegjësimin e fermerëve. Nuk ka asnjë rast të ri të konfirmuar dhe asnjë stabiliment me probleme. Po fuqizojmë flotën e veterinerëve zyrtarë. Ushqimet në qendrat e licensuara janë të sigurta për konsumatorët.

(E.D/faxweb.al)

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *