“Nuk janë për PD-në, por për foltoren”/ Kapllanaj: Pashë që po bëheshin zgjedhjet në Mallakastër dhe…

[ad_1]

Kryetar i Komanduar i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka deklaruar se zgjedhjet në Mallakastër që po bëhen për kryetar dege partie nuk janë për PD-në, por për foltoren.

Me anë të një postimi në faqen zyrtarë të PD-së në Facebook, të kontrolluar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, është postuar një intervistë e Kapllanajt, në të cilën ai thotë se nuk ka marrë asnjë njoftim që në Mallakastër do të bëheshin zgjedhje.

“Unë pashë që në Mallakastër sot bëheshin zgjedhje dhe nuk kam asnjë lloj dijenije që në Mallakastër bëheshin zgjedhje për kryetar të degës së Partisë Demokratike, se nëse do të kishte një të tillë do të isha edhe unë pjesë e këtij procesi, pasi unë jam anëtar i Partisë Demokratike të degës Mallakastër, në lagjen “5 shkurti”, në qytetin e Ballshit.

Kështu që, unë nuk kam marrë ndonjë njoftim për ndonjë takim, ndonjë mbledhje, besoj se edhe në lagjen time duheshin bërë zgjedhjet dhe të ishin zgjedhur kryetari i grup-seksionit dhe ai i seksionit, i asaj lagjeje ku unë bëj pjesë dhe minmalisht do më kishin njoftuar. Pra, për sa kohë dega e partisë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka njoftuar zgjedhje në gjithë vendin do të thotë që edhe në Mallakastër nuk ka pasur të tilla.

A më fal, zgjedhje për Foltoren, ose për Shtëpinë e Lirisë kanë kohë që kanë filluar, ato janë zgjedhje në të drejtën e tyre, të zgjedhin strukturat e tyre, të zgjedhin kryetarin e partisë së Foltores apo të Shtëpisë së Lirisë dhe sigurisht ne nuk jemi pjesë e asaj lëvizje. Kështu që demokratët mallakastriotë sot nuk kanë zgjedhje. Partia Demoratike e degës së Mallakastrës nuk ka zgjedhje dhe nuk ka sesi t’i njohë ato si zgjedhje brenda Partisë Demokratike,” tha Kapllanaj.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *