Nuk janë ndarë? Mesazhi publik që Stresi i dërgoi Keisit: Mezi po pres të kemi një fëmijë…

[ad_1]

Sot në emisionin “E diell” ishte i ftuar reperi i njohur shqiptar, Stresi. Ai u bë pjesë e lojrave të shumta me të ftuarit e tjerë, si dhe u vendos përballë një sfide me Lei Krajën.

Moderatorja Nevina Shtylla i drejtoi Stresit dhe Leit pyetje dhe i vendosi përballë sfidave. Nëse nuk do të pranonin të përgjigjeshin apo t’i realizonin, duhet t’i gjuanin njëri-tjetrit me vezë në kokë.

Një sfidë për Stresin ishte t’i dërgonte një video-mesazh ish-partneres së tij, Keisit, që jeton në Kanada.

Megjithëse kanë disa kohë që janë ndarë, ata ruajnë ende kontaktet me njëri-tjetrin. Madje, Nevina vuri re se reperi e mbante të shënuar në telefon emrin e ish-partneres “E bukura Keisi“.

Stresi bëri siç iu kërkua dhe i dërgoi Keisit këtë mesazh:

“Keis, nuk di si ta them por mezi po pres që të ribashkohemi. Dëshira është shumë e madhe, besoj që dhe ti e di. Të kemi dhe një fëmijë bashkë, kemi kaluar shumë kohë dhe besoj që është momenti i duhur. Të dua shumë.”

Përgjigjen e saj nuk e dimë, mirëpo vetë Nevinës po ashtu si dhe teleshikuesëve me siguri, i lindi pyeta “Mos janë ribashkuar dhe s’na kanë treguar gjë?”

Duke qenë se ishin një prej çifteve më të komentuar të showbizit dhe ndër më të dashurit për publikun, fansat dëshirojnë ende t’i shohin bashkë.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *