Një ditë përpara Kongresit, Rama jep direktivat e fundit, takim me ministra e deputetë

[ad_1]

Një ditë përpara Kongresit të Partisë Socialiste, që do të mbahet duke nisur nga ora 12 e të shtunës, kryeministri Edi Rama, ka thirrur në një mbledhje ministrat në vilën qeveritare 31 në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për Fax News, se në këtë takim janë të pranishëm dhe disa prej deputetëve, dhe pritet të jepen direktivat e fundit në lidhje me Kongresin që do të mbahet nesër, ku nuk përjashtohet as mundësia e ndryshimeve në qeveri.

Kongresi i ditës së nesërme, sipas Ramës do të jetë i ndryshëm nga pikëpamja organizative, pasi do tyë jetë i hapur për diskutime edhe me grupe interesi.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së që u zhvillua dy ditë më parë, Rama tha se Kongresi do jetë ndryshe nga organizimi, pasi do jetë në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit, për faktorë shoqëror, që duan të bashkohen, në një numër panelesh të shtrira, qoftë në pjesën përpara saj, edhe në bulevard, edhe të sheshi “Nënë Tereza”.

Sipas tij, në Kongres do të trajtohen disa tema, të cilat janë identifikuar prej socialistëve si të një rëndësie të parë.

Në këtë kuadër, Rama tha se do të diskutohen temat e politikës së jashtme, Shqipëria, rajoni dhe marrëdhëniet tona me Evropën, energjia, që sot ka një rëndësi të vecantë së bashku me mjedisin dhe lëvizshmërinë, shëndeti dhe mirëqënia shoqërore dhe tema e rinisë dhe inovacionit.

Rama tha se janë këto panele që do të do moderohen nga anëtarë të kryesisë së PS.

Kongresi i socialistëve pritet të miratojë disa ndryshime thelbësore në statusin e kësaj partie, ku Kryetari do të ketë një mandat të kufizuar në numrin e mandateve, ndërsa të gjithë drejtuesit e degëve të PS do të duhet të dorëzojnë detyrat, dhe do i nënshtrohen zgjedhjeve të reja.

Në mbledhjen e Asamblesë, Rama njoftoi gjithashtu zgjerimin e Sekretariatit të PS.

“Sfida më e madhe ende e pazgjidhur është ajo e një marrëdhënie të re organike të përfaqësuesve të zgjedhur dhe zgjedhësve të tyre.

Sesioni tjetër do jetë seksioni organizativ, ku Sekretari i Përgjithshëm do prezantojë të gjithë punën e bërë nga sekretariati.

Të gjithë sekretarët do flasin për punën që kanë bërë por edhe për vizionin e tyre lidhur me rolin që kanë. Gjë që do të kërkojë në fund edhe miratimin e kongresit për sa i takon programeve të paraqitura nga sekretarët ku do shtoj se me kërkesë të sekretarit të përgjithshëm unë e konsideroj të nevojshëm zgjerimin e sekretariatit me dy sekretarë të tjerë.

Në fund të kongresit të gjithë organizatorët dhe drejtuesit e paneleve do të bëjnë për publikun një përmbledhje të punës së kongresit për të gjitha temat më të mprehta dhe do të përcaktojnë edhe piketat mbi të cilat më tej qeveria dhe partia do punojë për të marrë përsipër për realizimin e angazhimeve.

Koha në të cilën mblidhet ky kongres është shumë e jashtëzakonshme për shkak të kontekstit që na prek edhe ne siç ka prekur gjithë Europën dhe botën. Siguria është kthyer vetëvetiu në një prioritet themelor në të gjitha aspektet”, tha Rama dy ditë më parë.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *