“Në zgjedhjet e 25 prillit kërkova të kandidoja si deputete e PD”, Hajdari e zbulon për herë të parë: Basha e refuzoi kategorikisht

[ad_1]

Në një intervistë të dhënë për Fax News, ish deputetja e PD, Rudina Hajdari zbuloi se aktualisht nuk kishte synime për të kandiduar si kryetare e partisë Demokratike.

Ndërsa zbuloi se pavarësisht përjashtimit të saj nga Basha, ajo kishte kërkuar që të përfshihej në listat e kandidatëve për deputetë të PD në zgjedhjet e 25 prillit, por kjo nuk ishte pranuar nga ish kryedemokrati.

Pyetje: A keni ambicie për të kandiduar në krye të PD-së?

Hajdari: Nuk është në synimet e mia, sepse mendoj se për momentin ajo që kam dëshirë të bëj, është që të dalim nga kjo grackë në mënyrë që PD të ripërtërihet si organ dhe të rikthehen në lavdinë që i takon.

Pyetje: Si ndodhi ribashkimi juaj me PD-në, keni pasur një ftesë për të qenë sërish aty?

Hajdari: Ka qenë thjesht vullneti im, duke marrë parasysh se im atë ka qenë një prej themeluesve të PD. Duke marrë parasysh faktin që e kam shprehur publikisht se në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 jam munduar dhe kam folur me funskionarë të PD por edhe me Bashën nëpërmjet një rrjeti të ngushtë që të kishte një përfshirje timen në listat e shkuara. Por kjo nuk ndodhi sepse Basha ishte kategorik ndaj rifutjes time në listat e PD, duke kujtuar përjashtimin tim që në momentin kur unë mbajta mandatin në 2019.

Gjithsesi kontaktet nuk i kam humbur dhe tani që jam bërë sërish pjesë e PD, mendoj që ripërtëritja e kësaj marrëdhënie do jetë shumë e shpejtë dhe një sukses brenda PD-së.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *