“Në Shqipëri ekziston një rrezik më i madh”, Dollenberg për variantin e ri të Covid: Të pavaksinuarit, mund ta përjetojnë me simptoma të dëmshme për shëndetin

[ad_1]

Aurora Dollenberg, specialiste e Urgjencës, ka dhënë një intervistë për emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News. Me anë të një lidhje “skype”, Dollenberg foli për gjendjen aktuale të pandemisë “Covid-19”, duke theksuar se në Shqipëri ekzistonte një rrezik sa i përket variantit të ri “ba2” të shfaqur së fundmi.

Dollenberg tha se ndryshe nga vendet e tjera europiane në Shqipëri kishte pasur shifra të ulëta vaksinimi dhe kjo mund të bënte që ky variant të mos kalohej në mënyrë “asimptomatike” nga ana e qytetarëve.

Pyetje: A ka arsye të panikosemi për variantin e ri të Covid “ba2”?

Dollenberg: Për pjesën më të madhe të Europës nuk ka arsye. Ndërsa sesa arsye ka për Shqipërinë kjo varet nga statusi i të vaksinuarve në popullatë. Për fat të keq, Shqipëria ende nuk e ka kaluar masën e 60% të vaksinimit prandaj ka frikë se ata persona të cilët nuk janë vaksinuar, mund ta përjetojnë variantin e ri të covid me pasoja dhe me simptoma, duke qenë edhe një rrezik me shëndetin. Pra për Shqipërinë ekziston një rrezik i tillë.

Në Shqipëri rregullat kanë ekzistuar por nuk janë zbatuar, por ndryshe nga Suedia dhe Norvegjia, Shqipëria ka pasur një nivel më të ulët të vaksinuarish dhe një sistem shëndetësor më të dobët.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *