“Në nisje ishte mbledhja më e qetë që prej shtatorit”/ Dhori: Bardhi debatoi me Berishën, pjesa më e madhe e deputetëve…

[ad_1]

Deputetja e PD-së Ilda Dhori tha se mbledhja e grupit parlamentar sot ishte e qetë në nisje dhe thuajse me praninë e të gjithë deputetëve.

Dhori tha se ka pasur një debat mes ish-kryeministrit Berisha dhe deputetit Gazment Bardhi, ku ky i fundit sipas saj e artikuloi fjalën kërcënim ndaj ish-liderit të opozitës.

Ajo tha ndër të tjera se pjesa më e madhe e deputetëve kanë një qëndrim të sinqertë dhe parimor për bashkimin e Partisë Demokratike.

Dhori: Unë isha pjesë e mbledhjes deri në momentin qqë mu desh të shkëputesha. Mbledhja në orën 1 të drekës ka qenë me tone jo të larta, krejt normale dhe miqësore, madje do thosha ndër mbledhjet më të qeta që kemi realizuar që nga shtatori me praninë e thuajse të gjithë deputetëve të të dy kampeve në të cilët ishim pozicionuar disa muaj.

Arsyeja që ne u mblodhëm, qëllimi për të cilën u lajmëruam ishte që secili prej nesh të shprehte mendimin për situatën dhe si do e conim partinë përpara.

Kolegët deri tani kanë qene të gatshëm të ofrojnë gjithcka mundet për bashkimin e demokratëve

-Sa e vërtetë është se Alibeaj është kërcënuar gjatë mbledhjes?

Dhori: Zoti Bardhi e ka artikuluar ndaj Berishës, pasi ky i fundit iu drejtua duke i thënë se po vazhdonte misionin e Bashës dhe po mbante peng partinë.

Qëndrimi i pjesës më të madhe të deputetëve është realisht parimor, janë të sinqertë për bashkimin e njerëzve në bazë.Baza është e përçarë, të ndara në dy pjesë. Shumica ka nisur këtë lëvizje prej 9 shtatorit, foltoren që është fraksion i partisë.

Që pas kësaj date, me 7 mars këta njerëz kërkojnë bashkimin, të njëjtët që kërkuan dorëheqjen e Bashës.

(E.D/faxweb.al)

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *