Michel Platini kallëzon penalisht Gianni Infantino-n

[ad_1]

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka paraqitur një kallëzim penal kundër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Avokatët e Platinisë sqaruan se depozituan një ankesë në Francë për trafikim influencash dhe duke pretenduar se ish-drejtori ligjor i FIFA-s Marco Villiger ishte bashkëpunëtor i tij.

Platini u kërkoi prokurorëve francezë që të kërkonin bashkëpunim ndërkombëtar për të marrë në pyetje Infantinon, Villigerin, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Michael Lauber, dhe tre persona të tjerë në Zvicër.

Vetë Platini i ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blatter, janë dënuar për mashtrim, për një shumë të majme që i është paguar francezit në formën e shpërblimit për konsulencë.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *