Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh” disa lojtarë të Dinamo-s dhe Ekipit Kombëtar, presidenti: Shembuj për të rinjtë…

[ad_1]

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me Titullin “Mjeshtër i Madh” një numër lojtarësh të Dinamo-s dhe Ekipit Kombëtar ndër vite.

Përmes një postimi në Facebook kreu i shtetit shkruan se ata janë shembull për të rinjtë dhe kanë prodhuar suksese të jashtzakonshme për futbollin  shqiptar.

POSTIMI:

Vërtet kënaqësi të vlerësoja sot më Titullin “Mjeshtër i Madh” një buqetë të mrekullueshme lojtarësh virtuozë të “Dinamo”-s dhe Ekipit Kombëtar ndër vite, emblema të futbollit shqiptar, që falë talentit dhe rezultateve të shkëlqyera janë bërë pjesë e krenarisë tonë sportive.

Nderova sulmuesin e mirënjohur të “Dinamo”-s dhe Kombëtares Eduard Abazi, golashënuesit e spikatur dinamovitë Lorenc Vorfi dhe Taip Çutra, portierin më jetëgjatë të këtij ekipi Jani Rama, të talentuarin Artur Çobani, si dhe mesfushorin e pakalueshëm, Aleko Bregu.
Shembulli dhe sukseset tyre të jashtëzakonshme për periudhën në të cilën kanë luajtur janë të çmuara, jo vetëm për “Dinamo”-n, por dhe të paharruara për gjithë futbollin shqiptar.

I bindur se me trashëgiminë e shkëlqyer sportive do të vijojnë të ndihmojnë “Dinamo”-n drejt arritjeve të tjera, jam besimplotë se do të mbeten përherë shembuj frymëzimi për futbollistët më të rinj në rrugën drejt sukesit.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *