Meta sulmon ashpër Veliajn: “Zogu i Tiranës” sot nxorri nga goja çdo gjë që i fusin në gojë

[ad_1]

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ku ka sulmuar ashpër kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, pas akuzave që ky i fundit i bëri gjatë ditës së sotme në Kongresin e PS.

Meta tha se nuk kishte planifikuar të dilte në konferencë me qëllim që të mos merrte vëmendjen nga kongresi i PS por shtoi se kishte qenë i detyruar duke parë akuzat që Erion Veliaj bëri ndaj tij. Ndërsa shtoi se Veliaj ishte detyruar nga Rama për të dalë në deklaratë sepse nuk kishin asnjë bilanc për të prezantuar në Kongresin e PS.

Meta: Nuk kisha ndërmend të dilja në konferencë për media dhe as të shpërndaja postime. Por për respekt të detyrimeve ndaj qytetarëve shqiptarë, jam i detyruar të dal dhe të bëj disa sqarime pasi organizata e inceneratorëve nxorri sot në mënyrë të qëllimshme “zogun e Tiranës” i cili në një mënyrë vulgare duke nxjerrë nga goja çdo gjë që i fusin në gojë. Si ato konet që i nxjerrin nëpër rrugë, lëshoi një llogore të tërë kundër presidentit të Republikës duke e bërë përgjegjës për stërkëmbëshat që Rildindja ja ka bërë Shqipërisë. Se përse e e bëri, ajo dihet sepse ka pasur bilanc katastrofik. Dihet se është një vjetori i zgjedhjeve dhe presidenti është fajtor se ka thënë gjëra të vërteta një vit më parë.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *