Meta njoftoi tur kombëtar, reagon Rama: Ai është një turp si president, dua që koha e tij në zyrë të mbarojë

[ad_1]

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas konferencës për shtyp të mbajtur nga presidenti Ilir Meta në orën 18:00 të ditës së sotme. I pyetur mbi nismën e Metës për të ndërmarrë një tur kombëtar llogaridhënie dhe mbi krijimin e komitetit të transparencës për inceneratorët, Rama tha se nuk i interesonin veprimet e tij dhe se priste që të ikte sa më shpejt nga zyra e presidentit.

Kryeministri, Edi Rama: Sa i përket atij që ju e quani president dua të nënvizoj se gjykata Kushtetuese pranoi se kishte shkelur kushtetutën. Por dua të shtoj se Ilir Meta si president është një turp kombëtar. Se çfarë bën pastaj pasi të ikë nga presidenca nuk më intereson. Por më intereson që koha e Ilir Metës të mbarojë sa më shpejt dhe të ikë nga ajo zyrë dhe ky turp të mbesë në të kaluarën. Nuk kam problem për turet që njofton ai, se është një turp.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *