“Meta kalon shumë kohë banaqeve, gjysmë i dehur”, Presidenca i përgjigjet ashpër Veliajt, paralajmëron konferencë urgjente

[ad_1]

Presidenca ka reaguar në lidhje me akuzat që Erion Veliaj bëri sot në drejtim të Ilir Metës, duke thënë mes të tjerave, se kalon shumë kohë banaqeve, gjysmë i dehur.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Metës, përmes zëdhënësit Tedi Blushi i cili shkruan se Veliaj po përdoret si ‘qen sulmi nga Rama’.

Nga ana tjetër, Blushi thotë se Meta do të mbajë një konferencë me gazetarët pas Kongresit të PS-së.

Postimi i Blushit:

Organizata Kriminale e inceneratorëve përmes një keqbërësi të interesit publik, që përdoret si qen sulmi nga Brigadieri i kësaj organizate sulmoi sot figurën e Presidentit të Republikës me shpifje të denja për një rrugaç.

Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë i dinë mirë arsyet se përse Organizata Kriminale e inceneratorëve dhe të gjithë kriminalizimit të shtetit e shoqërisë e urren Presidentin Meta si denoncuesin e palëkundur, bazuar mbi fakte publike dhe transparente, jo vetëm të aferës makabre të inceneratorëve, por edhe të shumë koncesioneve të tjera korruptive.

Presidenti i Republikës ndonëse kishte vendosur edhe në respekt të Kongresit të PS të mos bënte asnjë postim apo dalje mediatike, pas shpifjeve të programuara nga organizata e incineratorëve kundër Kreut të Shtetit, në respekt të të gjithë qytetarëve, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS sot pasdite do të mbajë një konferencë shtypi.

Çfarë deklaroi më herët Veliaj për mediat:

Besoj se do të duhet të shkëputemi nga një situatë ku ne kemi tani nje president qe shihet në publik si stërkëmbëshi kryesor i qeverisë. Bllokohen dekretet, bllokohen ambasadorët. Si përfaqësues i qytetit, si kryetar bashkie, më qëllon që të jem shumë në forume ndërkombëtare dhe shumë veta thonë: a ka diçka që nuk shkon me Shqipërinë, që janë ende ne detyre ambasadorët nga 6, 7, 8 vjet? Fakti që janë krijuar ngërçe të tilla, nuk e ndihmon vendin.

Fakti që njerëzit janë përçarë në këto 5 vitet e fundit, ndërkohë që duhet të ishte simbol i bashkimit nuk e ndihmon vendin. Fakti që kemi krijuar konflikte të panevojshme, sidomos me SHBA, me armiq imagjinarë, me dronë dhe çudira, nuk e ndihmon vendin. Kështu që, në mendjen time, një president apo presidente e mirë – se nuk do e përjashtoja që ka ardhur koha edhe për një presidente zonje – do të ishte dikush diametralisht i kundërt me atë aktualin.

Në qoftë se Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe ne sillemi si një shtet serioz. Ne nuk mund të jemi aleat kryesorë në nivel kryeministri dhe pastaj, armiq në nivel presidenti. 

Kjo nuk mund të ndodhë sepse në një vend serioz ka një linjë që ndiqet në një marrëdhënie dhe në një raport special. Çdo president burrë apo grua, që është diametralisht i kundërt me këto lloj anomalish, do e sillte në normalitet edhe institucionin që kemi në anën tjetër të bulevardit. 

(E.K/Faxweb.al)

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *