Merret vendimi, shkarkohen 61 kryetarët e degëve të PS

[ad_1]

Asambleja e Partisë Socialiste ka shkarkuar kryetarët e degëve të partisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u shpreh se brenda prillit do të miratohen rregullat për zgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe procesi pritet të përfundojë brenda qershorit.

“Kemi për të miratuar vendimin që u miratua në asamblenë që ka të bëjë me ndërprerjen e mandatit 4 vjeçar të kryetrarëve aktualë të partisë.

Brenda 30 prillit do të miratohen rregullat për përzgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve dhe ky proces do të përfundojë brenda qershorit.

Kërkoj që meqë janë marrë masat për votimin, kërkoj që deputetët, kryetarët e partisë, anëtarët e asamblesë, drejtuesit politike të marrin masa që të gjithë të shkojnë të marrin pjesë në votim”, u shpreh Gjiknuri.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *