“Më lini të qetë!”/ Çfarë e revoltoi këtë herë Hailey Bieber?

[ad_1]

Ndonëse Justin Bieber tashmë po jeton jetën e tij bashkëshortore me Haileyn, fansat e Selena Gomez kurrsesi nuk kanë ndërmend ta lënë të qetë.
Vazhdimisht dyshja ‘përplasen” virtualisht me komente negative nga ana e tyre dhe së fundmi Hailey po ju lutet njerëzve që ta lënë të qetë dhe të ndalojnë së kontrolluari mediat e saj sociale.

Në një video të publikuar së fundmi në aplikacionin “Tik-Tok” ajo shkruan: Kjo është për ju djema në sektorin e komenteve të mia çdo herë që postoj”.
“Ka kaluar mjaft kohë”-ka thënë ndër të tjera modelja e cila shpesh-herë bie pre e komenteve dashakeqe.
“Unë jam duke u marrë me biznesin tim. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lini të qetë, të lutem”,- u shpreh modelja
“Të lutem. Vërtet. Kjo është kërkesa ime e vetme.”- përfundoi ajo.

Gjatë vitit që lamë pas ajo pësoi një skenë jo shumë të këndshme pasi fansat e këngëtares thërrisnin emrin e Selenës teksa ajo po ecte në shkallët e ceremonisë “Met Gala’.
Rikujtojmë se ajo dhe Justin janë martuar në një ceremoni private në Nju Jork gjatë vitit 2018.Ata ishin të lidhur që nga viti 2015 deir në 2016 dhe disa vite më vonë organizuan një ceremoni duke ftuar miqtë dhe të afërmit e tyre në Montage Palmetto Bluff.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *