“Me 30 mijë lekë që jepni nuk blihen dot 2 domate dhe një sallatë”, Korreshi: Legalizimi i kanabisit? Në Lushnje nuk ka cep ku nuk pihet

[ad_1]

Deputeti i PD për qarkun e Lushnjës, Saimir Korreshi ka mbajtur një fjalim në foltoren e Kuvendit, ku ka folur mbi paketën e rezitstencës sociale që qeveria e ka prezantuar si sukses në ndihmë të qytetarëve si rrjedhojë e rritjes së çmimeve.

Korreshi tha se shuma prej 3 mijë lekësh të reja që jepej si paketë e rezistencës sociale, nuk dilte për të blerë as produktet më të domosdoshme që qytetarët i konsumojnë në përditësi.

Mes tjerash, Korreshi foli edhe për “Këshillimin Kombëtar” ku u shpreh se nuk kishte nevojë për pyetje të tilla për legalizimin e kanabisit sepse sipas tij, kjo lëndë narkotike konsumohej në çdo rrugicë të Lushnjës.

Deputeti i PD, për qarkun e Lushnjës, Saimir Korreshi: Mirë që rrimë në Lushnje se po të dëgjosh nga qeveria se çfarë flitet do na dukej si të ishim si Liza në Botën e çudirave. Unë tani do flas këtu për problematikat e zonës ku unë jam zgjedhur si deputet.

Unë nuk e di se ku jetoni që flisni për paketën e rezistencës apo për çfarë rezistence e keni fjalën se me 30 mijë lekë nuk blen dot as 2 domate dhe një sallatë. Kanë frikë të çojnë fëmijët në shkollë se ka fëmijë të cilët marrin e blejnë byrekë dhe ka të tjerë që nuk blejnë dot. U keni marrë dinjitetin njerëzve. Çfarë keni bërë ju me Këshillimin Kombëtar? Hashashin? Aty ka qenë, nuk ka pasur cep të Lushnjës ku nuk pihet.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *