Martohet Brooklyn, djali i Victoria dhe David Beckham, shikoni FOTOT nga ceremonia

[ad_1]

Ikona e modës Victoria Beckham dhe bashkëshorti i saj David Beckham ishin kapur për dore teksa mbërritën në dasmën e djalit të tyre Brooklyn Beckham dhe gruas së tij Nicola Peltz të shtunën në mbrëmje.

Nëna e dhëndrit, 47 vjeç, ishte mishërimi i elegancës e veshur me një fustan prej sateni ngjyrë argjendi të lidhur me rripa, teksa hynte në dasmën e mbushur me personazhe VIP krahas ish-futbollistit, 46 vjeçar.

Për aksesor, ajo kishte zgjedhur një çantë të vogël argjendi dhe një gjerdan verbues, shkruan DailyMail.Jo më pak elegant dukej edhe partneri i saj, ish-futbollisti David Beckham i veshur me një kostum të zi.

Victoria i kishte kapur flokët e saj brune në stilin topuz, dhe kishte lënë disa fije të binin në fytyrën e saj.

Brooklyn dhe Nicola u martuan në një ceremoni mahnitëse herët në mbrëmje dhe shijuan puthjen e zgjatur prej gjashtë sekondash para të ftuarve të famshëm, duke përfshirë: Eva Longoria, Mel C dhe legjendën e tenisit, Serena Williams.

Dasma filloi në orën 18:00, kur djalit të Davidit, 23 vjeç, iu bashkua nusja e tij 27-vjeçare për dasmën në një nga strukturat masive me tenda të ngritura në pronën e familjes Peltz në vlerë prej 103 milionë dollarësh (94.7 milionë euro) në Palm Beach, Florida.

Ai mund të shihej duke pritur i vetëm në një skenë të mbushur me lule dhe bimë për 15 minuta përpara se aktorja Nicola të mbërrinte me dukjen e saj ekstravagnte, e cila kishte kushtuar katër milionë dollarë (3.6 milionë euro).

Pas ceremonisë, të ftuarit u zhvendosën në çadrën e qendrës, e cila ishte dedikuar për eventin koktej.

Siguria ishte aq e rreptë sa të ftuarve iu kërkua që të hiqnin celularët e tyre jashtë funksionit duke i vendosur në një qese të posaçme që ishte e mbyllur.

Çantat duhej të zhbllokoheshin vetëm në fund të natës kur të ftuarit – përfshirë Eva Longorian – u larguan, tha një burim për “DailyMail”.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *