“Legalizimi i kanabisit çështje e nxehtë”/ Gjokutaj: Vite më parë fitore ishte pastrimi nga kjo lëndë, do kthehen mbrapsht politikat e…

[ad_1]

Eksperti ekonomisë Eduart Gjokutaj tha në një intervistë për ‘Fax News’ se legalizimi i kanabisit është një çështje e nxehtë dhe kthen mbrapsht politikat e bëra vite më parë.

Sipas Gjokutaj, është temë që ka sensibilitet të lartë në vend ndryshe nga shumë shtete të Europës sepse vite më parë konsiderohej fitore pastrimi i lëndëve narkotike.

Ai tha ndër të tjera se rritja e çmimeve ka ardhur nga politika jo të mirëmenduara dhe një treg vendas i pastrukturuar.

“Kjo nuk ishte një nga historitë e para, është cështje që ka sensibilitet nmdryshe nga vendet e tjerta të Europës se deri para ca vitesh ishte fitore pastrimi i vendit nga këto lëndë. Do kthejmë mrapsht të gjitha politikat e bëra dhe është një diskutim i nxehtë.

Kur lexon dhe dëgjon komentet e Bankës këto janë thënë pak më parë nga Banka Europiane, kanë ndryshuar kushtet ekonomike dhe më së pari këtu duhet të realizohen ato detyra që nuk janë bërë ndër vite. Një politike fiskale bëhet pjesë e analizave brenda vendit dhe shkojmë te ato politika që i duhen vendit tonë.

Kemi një ekonomi e nënshtruar ndaj informalitetit dhe cenohet parimi i paanshmërisë në vendosjen e taksave. Duhet dialog me qyetatarët dhe jo vetëm me qeverinë. Rritja e abuzive e çmimeve, cilat janë produktet që janë prekur direkt?

Produktet kanë marrë efekt domino dhe janë rritur të gjitha. Nisi e pamonitoruar për shkak të tregut të pastrukturuar. Të gjitha politikat që lëshohen në momente të pastudiuara mirë dhe nisur nga interesa të një lidershipi të ngushtë normalisht do ketë dëme në ekonomi”-tha Gjokutaj.

(E.D/faxweb.al)

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *