Lajm i hidhur nga trajneri i Holandës, zbulon se vuan nga kanceri: Ata shohin faqet e mia të kuqe dhe mendojnë ‘çfarë njeriu i shëndetshëm’

[ad_1]

Lajmi më i keq i mundshëm për futbollin. Louis Van Gaal nuk ia doli dot. Trajneri i Holandës ka bërë të ditur se po lufton me kancerin e prostatës.

Zbulimi ndodhi gjatë emisionit “Humberto”, ku trajneri i njohur promovoi një dokumentar për jetën e tij, në të cilin 70-vjeçari deklaroi se po luftonte me një formë agresive të sëmundjes, që e ka prekur.

Sipas asaj që rezultoi, Van Gaal iu nënshtrua trajtimit gjatë mbrëmjeve të kaluara në grumbullim me kombëtaren portokalli. Arsyeja pse sëmundjen nuk e publikoi më parë lidhet me qëllimin për të mos destabilizuar lojtarët e tij:

“Ata i shohin faqet e mia të skuqura dhe mendojnë: Çfarë njeriu i shëndetshëm! Në fakt nuk është kështu”.

Trajneri i “tulipanëve”, megjithatë ka siguruar se do të fluturojë në Katar në nëntor me Holandën për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Zbulohet se deri tani iu është nënshtruar 25 seancave radioterapie.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *