“Kush i vrau protestuesit në bulevard?”, Edi Rama sulmon Berishën: Drejtësia e re po ngurron, dënoi një zyrtare për një arkë peshk për një punësim të pakryer (Krahasimi)

[ad_1]

Nga Kongresi i PS, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa sulmuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Rama ka komentuar vendimin e gjykatës për dënimin e ish-zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda për shpërdorim detyre, me 10 muaj burg, e cila kishte kërkuar rryshfet në këmbim të një punësimi në shtet.

Ai tha se ende drejtësia e re nuk ka hyrë në kraterin e vullkanit të padrejtësive pasi sipas Ramës nuk ka dënuar Sali Berishën.

Edi Rama: Vlejnë për të treguar se sa ndryshon qeverisja nga sot e dje. Edhe pak zor të vjen të krahasohesh që të mos i marrë prap me radhë.

Tërmeti dhe pandemia sfiduan karakterin dhe aftësinë tonë. Shtëpitë e reja, lagjet e kopshtet e reja, spitali i ri në Kurbin po i shtohen  një mozaiku shëmbullor, një Rilindje të vërtetë pas një rrënimi katastrofik.

Të gjitha këto të llidhura me buxhetin e  50 familjeve u kthyen në një bekim për ta. Përtej atyre të shkretëve që humbën jetën dhe si kthejmë dot, të tjerët kanë nisur një jetë e rë shumë më e mirë se ata që kishin para se tërmeti ti godiste.

Unë jam krenar sot për historinë që kjo parti, PS si forcë qeverisëse ka shkuar përgjithmonë me ringritjen e fuqishme nga gërmallat e tërmetit, jam krenar për faqen më të bukur të kësaj historie, shtëpitë falas për familjet, dicka që vendet e tjerë më të pasura se ne nuk e kanë bërë.

Ne e bëjmë jo se jemi më të mirë por e bëjmë sepse nuk jemi aq të pasur dhe prandaj nuk mund të kërkojmë nga më të varfërit interesa kredish sado të buta, do e paguaj deri në shtëpinë e saj qeveria nga buxheti i saj, pa harruar edhe ndihmë shumë bujare të dy njerëzve, Erdogan dhe proncin e kurorës për 550 apartamentet në Kurbin dhe 2 mijë në Spitallë, cod gjë tjetër është buxheti i RSH.

Disa thonë detyrën ke bërë, me taksat tona i ka bërë. Për të bërë detyrën ishte zgjedhur edhe kush e hodhi Shqipërinë në zjarrin e piramidave, kur i hodhi në erë pak kilometra larg Tiranës, kush i vrau protestuesit në bulevard, është tjeter histori, drejtësia e re po vonon ose ngurron nuk e di akoma që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive 30 vjecare, ndërsa dënon një zyrtare për një arkë peshk për një punësim të pakryer.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *