Kush është “fantazma”? Vrasësi më i rrezikshëm në Shqipëri, gazetari Artan Hoxha e zbulon: Ekzekutimet i bën me dorën e majtë!

[ad_1]

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar listën e policisë me 5 personat më të rrezikshëm në Shqipëri.

Gjatë emisionit në “Opinion”, ai ka folur për Ibrahim Licin, për të cilin ka thënë se njihet me nofkën “Fantazma” dhe ekzekutimet i bën me dorën e majtë. Sipas tij, Ibrahim Lici është personi më i rrezikshëm nga këta 5 persona që kërkohen nga policia.

Gjëja që thashë që në fillim është se asnjë nga këta nuk është në nivelin e bosit akoma, edhe pse janë rritur shumë në hierarki, nuk janë në nivelin e bosit. Edhe pse janë në rrugë e sipër. Ata janë qitës direkt dhe kanë dhënë prova, prandaj janë kaq të rrezikshëm, sepse mund ta bëjnë vetë një krim. E treta, në hierarki, sipas të dhënave që ka në skedarët e vet policia jonë dhe sipas të dhënave që ka Interpoli për aktivitetin jashtë shtetit, Jani Aliaj dhe Laert Haxhiu, nuk jam i sigurt për Talo Çelën, dyshohet, kanë kryer vrasje me pagesë.

Ibrahim Lici nuk ka kryer vrasje me pagesë. Edhe pse është më i rrezikshmi nga të gjithë këta. Njihet me nofkën “Fantazma”. Qëllon me të majtën. Kujto ngjarjen e Boran Bërcanës dhe Silvi Ndocit, ku është dyshuar dhe aty autori është qitës me të majtën dhe nuk është provuar. Të gjitha ngjarjet, këta janë vrarë më 15 Korrik 2018. Po atë vit në Shtator u vra Arjan Ferracaku, po atë vit në Nëntor u vra Fatos Ferracaku. Nuk është provuar dhe prandaj ekziston me këtë nofkë. Ibrahim Lici nuk është arrestuar, është tentuar të arrestohet. Është shoqëruar, madje ka shkuar vetë për të treguar që nuk ka qenë i përfshirë. Ai deri tani nuk është i dënuar. Vrasja e dy vëllezërve Bilali, ai ishte i dyshuari kryesor, por nuk ka dënim”, tha Hoxha.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *