Kur sëmundja nuk jep asnjë shenjë, si u diagnostikua vajza e re me Lupus pas vitesh dhembjeje dhe misteri

[ad_1]

Elinor Kleghorn vetëm 21 vjeçe zgjohej çdo mëngjes me dhembje këmbësh, që fillonin nga legeni e zbritnin deri poshtë në kavilje.

Ndonëse u vizitua te disa mjekë, që dyshuan herë për probleme me alkoolin dhe herë për një shtatzëni të mundshme, nuk mori dot kurrë një diagnozë të saktë.

Gjatë një ekografie në shtatzëninë e dytë, pas 8 vjetësh dhembje, u zbulua një problem me zemrën e foshnjës, shkaktuar nga një antitrup, i cili përmes placentës kaloi në zemrën e foshnjës, duke ia inflamuar muskujt e zemrës.

Ndërkohë inflamimi ndodhi në të gjithë trupin e Elinorit dhe mjekët vazhdonin të mos ta kuptonin shkakun, derisa më në fund reumatologu dha diagnozën e sëmundjes Lupus, e cila ndikon në aftësitë fizike, mendore dhe sociale dhe është e pashërueshme.

Elinor vazhdon normalisht jetën e saj duke e mbajtur sëmundjen nën kontroll me kurat përkatëse.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *