“Krizat në tregjet e huaja reflektohen dhunshëm tek ne”/ Flet eksperti i ekonomisë: Ka mungesë konkurrence dhe produktesh

[ad_1]

Eksperti i ekonomisë Endrit Hyzeiraj i ftuar në studion e emisionit ‘Me Xhaxhiun’ në Fax Neës tha se kriza aktuale ka origjinën ne tregjet ndërkombëtare por dhe te problemet në strukturat e brendshme të saj.

Ai theksoi se ka mungesë konkurrence në tregun e brendshëm prandaj dhe çdo zhvillim në tregjet e huaja pasqyrohet ‘dhunshëm’ në ekonominë e vendit.

Pyetje: Ku ndryshon kjo krizë e tanishme me ato ciklike me të cilat jemi përballur në 5 vitet e fundit?

Eksperti: Nëse e themi teknikisht kriza aktuale quhet në gjuhën e ekonomisë ajo e ofertës. Në një ekonomi konsumi i dikujt është e ardhura e dikujt tjetër dhe kjo krijon efekt zinxhir.

Kriza ka një origjinë në atë që ka ndodhur në tregjet botërore ku ka mungesë produktesh në segmente kyçe të ekonomisë, në drithëra, hidrokarbure apo metale.

Nuk zgjidhet kaq kollaj me injektime likuiditeti. Por mënyra si goditet një ekonomi varet shumë dhe nga strukturat e saj të brendshme pra patjetër ka një origjinë fillestare të lidhur me zhvillimet e huaja por nëse nuk kemi sektor kompetitiv atëherë kriza e huaj prek ato lokalë.

Sa herë rritet nafta në tregun e huaj ka reflektim të menjehershëm në vend, por kjo nuk ndodh kur ka ulje të çmimit, kjo quhet reflektim asimetrik dhe është sinjal që kemi problem lokal me mungesën e konkurrencës.

Nëse biem dakort që kriza ka të bëjë me mungesën strukturore në ekonomi, ajo që qeveria duhet të bënte, ishte pse këto kriza reflektohen kaq dhunshëm tek ne.

(E.D/faxweb.al)

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *