Këmbënguli se fishat e diabetit rimbursohen për të gjitha moshat, Rama pranon gabimin në fund të emisionit

[ad_1]

Mbremjen e djeshme në studion e Opinion, kryeministri Edi Rama u përball me një nga zonjat e publikut, e cila i tha se vetëm fishat e diabetit i kushtonin 60 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërkohë që pensionin e kishte më pak se 80 mijë lekë të vjetra.

Rama tha me arrogancë se fishat u rimbursohen të gjithë pacientëve me diabet, gjë e cila u kundërshtua nga zonja.

Pjesë nga debati

Fevziu: Sa paguani ilaçe në muaj?

Zonja: Unë paguaj fishat e dibetit 60 mijë lekë.

Rama: Fishat e diabetit janë të rimbursueshme.

Zonja: Jo, jo i blej vetë.

Fevziu: Ajo i blen vetë ti thua…

Rama: Fakti që e merr vet nuk do të thotë që është e drejtë që ta marrë vet, pasi ka dhe shumë nevoj për informim. Pas emisionit do flasim.

Por në fund të emisionit Rama e ka pranuar që ishte gabim, teksa tha se fishat e diabetit rimbursohen deri në moshën 25 vjeç, ndërsa falas janë të gjitha alternativat e para të ilaçeve.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *