“Katastrofale për turizmin, do ndihet era e naftës kilometra larg”/ Ambientalisti për ‘TEC-et’ lundruese: Lajm i keq, dëm i madh…

[ad_1]

Në një intervistë për ‘Fax News’ ambientalisti Lavdosh Feruni tha se ideja e ministres Balluku për vendosjen e anijeve për djegien e naftës në Gjirin e Vlorës për të prodhuar energji elektrike është padyshim një lajm i keq për vendin.

Feruni sqaroi se qeveria nuk ka bërë asnjë kalkulim lidhur me këtë ide sepse ardhja e anijeve të tilla do të ishte katastrofale për turizmin dhe shumë elementë të tjerë të ekosistemit.

Ai tha ndër të tjera se kapaciteti i madh i energjisë që mund të prodhohet përbën një dëm të madh për gjirin turistik, ndërkohë që Shqipëria ka dhe alternative të tjera që nuk kanë rezultate negative.

Pyetje: Në verë mund të vijë anije për të prodhuar energji elektrike por nuk janë dhënë detaje të reja, dhe a është kjo mënyra më e mirë kjo?

Feruni: Shkrepëtimë në qiell të hapur për ne si publik por janë dhënë sinjalet dy 3 muaj më parë për këtë ide nga qeveritarët e kombinuar me idenë e vënies në funksionim të TEC-it të Vlorës apo me instalimin e impiantit të madh të gazit të lëngshëm.

Unë dhe shokë të mi që para 20 vjetësh jemi marrë me këtë ide dhe kemi një shqetësim të madh sepse të paktën atëherë u bë një takim me publikun për Parkun Energjitik në Vlorë dhe u ndërtua TEC famëkeq i Vlorës që edhe pse rezultoi dështim, mund të riaktivizohet.

Është koha e energjive të rinovueshme dhe ajo që po dëgjojmë sot për instalimin e TEC që do digjet naftë në gjirin e Vlorës është lajm i keq.

Pyetje: Cfarë kostosh të fshehura ka?

Feruni: Në aspektin 114 megavat ky kapacitet e promovimit, është goxha i madh nga pikëpamja e ndotjes, në terësi për energjinë përbën 1% .

Atje është gji turistik dhe ndotje e madhe e ajrit, do ndihet era e saj disa kilometra larg.

Edhe kur je me pushime, kur të shpërthejë sezoni aty do instalohet kjo gjë, peshkimi apo eleementë të tjerë të ekosistemit do dëmtohen seriozisht. Po ti shohim në balancë, ekonominë dhe mjedisin dalim në rezultaten dëmtuese për Shqipërinë.

Kjo është betejë e gjatë, uroj që vlonjatët të mos e lejojnë. Aty në zonë duhen llogaritur dhe të ardhurat nga turizmi, po ndotja? Fatkeqësi e madhe sepse nuk është bërë një kalkulim i tillë.
Duhet larg naftës Gjiri i Vlorës!

(E.D/faxweb.al)

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *