Kandidati i PD-së zyrtare doli i treti në 6 Mars, nuk dorëzohet Xhevdet Amuli: Do të kontestoj me çdo mjet zgjedhjet e brendshme në parti

[ad_1]

“Zgjedhjet e Komisionit të Rithemelimit në çdo degë të PD për kryetarët e rinj janë shqetësuese, pasi nuk i shërbejnë bashkimit të demokratëve”, kështu shprehet kryetari i degës së PD Shkodër, Xhevdet Amuli, që sipas tij anëtarësimet e reja nuk i vlejnë proçesit.

Amuli thotë se nuk do të marrë pjesë në votimet që do të mbahen në fund të muajit në PD Shkodër dhe do të kontestojë me çdo mjet demokratik nismën. Ai tha se do ti bëjë bojkot edhe kuvendit kombëtar të 30 prillit.

Sipas Amulit, Basha dhe Berisha janë përgjegjës për gjendjen ku ka përfunduar PD.

Ndër të tjera, Amuli theksoi se do të ketë një analizë të thellë për atë që prodhoi 6 marsi në Bashkinë Shkodër, ku PD doli forcë e tretë.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *