“Jam i pëlqyer edhe nga socialistët”, Berisha këshillon gazetarët: Mos ia përmendni emrin tim, i kallë datën Edi Ramës

[ad_1]

Gjatë konferëncës me gazetarët ish-kryeministri Sali Berisha u dha një këshillë atyre që të mos përmendin emrin e tij para kryeministrit Edi Rama pasi i kall datën.

Më tej Berisha tha se ai është i pëlqyer edhe nga socialistët e thjeshtë.

Berisha deklaroi me ironi se gazetarët duhet të mbajnë parasysh të mos e pyesin për Inceneratorët pasi ai ngrihet dhe del nga studioja apo nga konferenca.

Berisha:  Por më lejoni t’u jap një këshillë mos harroni dhe asnjëherë të mos e pyesni për inceneratorët, se do vrapojë do dalë jashtë nga konferenca e do iu lërë me duar bosh. Keni dhe ju ndjenja njerëzore ndaj tij. E patë mbrëmë si u ngrit.

Është njësoj si të tregoni litarin në shtëpinë e të varurit. Sa më pak t’i përmendni emrin tim. E patë mbrëmë si ky emër i kall datën. Ai e di që unë jam i pëlqyer edhe nga socialistët e thjeshtë.

Ai e di që do ketë probleme serioze me PD, në të ardhmen. Këto dy gjëra mos ia pyesni. Përfundoni në arrest informativ.

 

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *