Ish-presidenti i Barcelonës dhe Abidal në një hetim për trafik organesh

[ad_1]

Në vitin 2012, kur ishte pjesë e Barcelonës, Eric Abidal krye transplantin e mëlçisë, pasi francezit i rrezikohej jeta pasi në organin e tij kishte hedhur rrënjë sëmundja e kancerit.

Asokohe një person u paraqit si dhurues i një pjese të mëlçisë së tij, për të cilin u tha se ishte një i afërm i Abidalit. Tashmë Instituti Kombëtar i Toksikologjisë, pas kryerjes së disa testeve, siguron se nuk ka asnjë lloj marrëdhënieje farefisnore mes Abidalit dhe atij personi, i njohur si Gerard Armand.

Informacioni i publikuar nga “El Confidencial” siguron se ky është përfundimi i nxjerrë nga Toksikologjia pas kryerjes së testeve të ndryshme biologjike, në kuadër të hetimit për trafik organesh, që prek edhe ish-presidentin e Barçës, Sandro Rosell, Juanjo Castillo dhe vetë Abidalin.

Operacioni u zhvillua në vitin 2012 dhe pikërisht në vitin 2017, autoritetet vendosën të hapnin një hetim, pasi zbuluan një sërë parregullsish në procesin e transplantimit.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *