Informatika do të futet si lëndë për klasat e para, një pjesë e shkollave në Tiranë nuk kanë kompjutera. Prindërit qëndrime të ndara

[ad_1]

Lënda e Informatikës pritet që të jetë pjesë e kurrikulës që në klasën e parë. Në shumë shkolla të Tiranës mungojnë kompjuterat ku kjo lëndë të zhvillohet në kushtet e duhura, ndërkohë që prindërit të pyetur nga Fax News kanë pasiguritë e tyre.

Disa e shohin pozitive idenë që informatika të jetë lëndë në shkollë, që në klasën e parë, de të tjerë thonë që kjo do të ishte një ngarkesë e madhe për fëmijët.

“Më duket shumë shpejt, edhe pse fëmijët janë shumë të zgjuar”.

“Mua më duket absurde, ata janë shumë të papërgatitur moj zemër, kur keni bërë ju informatikë që jeni fëmijët tanë. Do të ishte një ngarkesë shumë e madhe, në shkollën ku unë kam fëmijën nuk ka kompjutera”.

“E shoh shumë pozitive, pasi nipi 10vjeçar me zgjidh edhe problemet e celularit, është shumë e domosdoshme që të jetë lëndë që në klasat e para”.

“Jo moj pse të jetë ngarkesë informatika, pse do rrinë si ne dikur, nuk e shoh fare si problem”.

“Të vegjël janë, por mirë do të ishte”.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *