Imagjinoni takimin mes Nard Ndokës dhe Covidit/ Ish-ministri i përgjigjet Ramës: O toç…

[ad_1]

Në fjalën e tij të gjatë në Kongresin e PS-së, kryeministri Edi Rama përmendi edhe gjendjen e shëndetësisë, që sipas tij ka pësuar ndryshime rrënjësore. Rama bëri humor me ish-ministrin Nard Ndoka, për të cilin tha se askush nuk do të dëshironte që Covid të kishte rënë në kohën e tij.

“Njerëzit vareshin tek kangjellat e Nënë Terezës, shkonin me çarçafë dhe batanije në krah. Simboli i këtij ndryshimi ka dy fjalë; Nard Ndoka, ministër i Shëndetësisë. Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit mes Nokës dhe COVID.

Të vjen dhe pak zor të krahasohesh me ta. Jam krenar sot për historinë që kjo parti, PS, si forcë qeverisëse ka shkruar përgjithmonë dhe jam krenar për shtëpitë falas të tërmetit.

Falas për të gjitha familjet e prekura pa asnjë përjashtim. Vende më të pasura se ne nuk e kanë bërë”, tha Rama, ndërkohë që ka ardhur dhe reagimi i vetë Ndokës.

Ish-ministri shkruan në postimin e tij: O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione!

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *