Grabitet banka në Kosovë, 3 persona të armatosur terrorizojnë qytetarët

[ad_1]

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur mëngjesin e së premtes në lagjen dardania në Prishtinë.

Tre persona ende te paidentifikuar nga policia hynë në bankë dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar. Mediat vendase raportojnë se stafi i bankës dhe qytetarët që kanë qenë në bankë në ato momente për të marrë shërbimet e tyre kanë mbetur të shokuar nga akti i rëndë, i cili fatmirësisht solli vetëm humbje monetare dhe jo dëme në njerëz.

Policia e Kosovës thotë se ngjarja ndodhi në orën 8 e 40 të mëngjesit por ende nuk kanë zbuluar më shumë detaje.

Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes shoqata e bankave të kosoves ka reaguar duke i bërë thirrje policisë që të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të dënohen maksimalisht autorët, në mënyrë që të mos ketë më përsëritje të një akti të tillë

Ata ngrenë shqetësimin se në vitet e fundit sektori bankar është hasur me numër të lartë të sulmeve nën kërcënimin e armës.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *