Gjiknuri jep recetën se pse PS ia del që të mos shkatërrohet si PD: Ne përdorim lopatën, jo kazmën

[ad_1]

Sekretari i përgjithshëm i socialistëve Damian Gjiknuri, ai që ka hapur fjalën në Kongresin e socialistëve që është duke u mbajtur këtë të shtunë.

Gjiknuri u shpreh se në këtë parti ka qenë anëtar edhe babai i tij përpara 30 viteve, edhe pse ky asokohe dukej një veprim antirrymë.

Socialisti foli edhe për përplasjet në kampin kundërshtarë, duke thënë se në PS dinë të respektojnë mendimin ndryshe.

“Ne socialistët e dimë mirë se suksesi nuk është përfundimtar, ajo që ka rëndësi është vullneti për të parë nga e ardhmja.

Kur shohin zhvillimet në kampin kundërshtarë, thonë si ia del PS që të mos ketë përplasje të brendshme qoftë në kohën kur ka qenë në opozitë, qoftë në kohën kur është në pushtet.

Është shumë e thjeshtë të nderuar cinikë, mjafton të kultivosh si bimët kulturën e debatit, dhe respektimin e ideve, është të preferosh lopatën që ndërton në vend të kazmës që shkatërron, dhe të kuptosh që fuqia e pushtetit, nxjerr në pah vlerat dhe dobësitë, këtu mëerr përgjigja dhe pse jemi më të votuarit”, tha mes të tjerave Gjiknuri.

Ai bëri më tej thirrje për anëtarësime të reja në parti.

Pjesë nga fjala e Gjiknurit:

“Teksa jam në këtë sallë, më kujtohet 31 vjet më parë, kur një grup intelektualësh skicuan disa ide demokrate, një nga ata qëlloi të ishte dhe im atë. Duke nxitur në mendjen time 18-vjeçare dilemën, po ç’i duhet këtij profesori të shkencave t’i bashkohet kësaj lëvizje. 

Por pikërisht falë këtyre intelektualëve, PS është edhe sot forca politike më vitale në vend. Gjithmonë duke guxuar në përballjen e sfidave të së ardhmes, në drejtimin e PS, e ardhmja është më e sigurtë.

A kemi pasur gabime dhe dyshime? Po, por ne e dimë mirë se dështimin nuk është fatal, ajo që ka rëndësi është vullneti dhe kurajo për të vazhduar përpara përballë vështirësive. Shumë syrresh tek shohin shkërmoqjen e kundërshtarëve, ngrenë pyetjen, si ka mundësi PS pavarësisht debateve ka dalë më e fortë?

Është shumë e thjeshtë cinikë dhe kritikë, mjafton të preferosh lopatën që ndërton në vend të kazmës që shkatërron, të jesh i përulur. Të nxjerrësh në pah vlerat, kjo është ADN-ja e PS-së. Të ishte socialist katër dekada më parë ishte e vështirë.

Vullnetarë dje, patronazhistë sot, nga i riu që synon të anëtarësohet për herë të parë te kryetari. Historia e PS është historia moderne e Shqipërisë. Ditëm të jemi opozitë konstruktive që qorton, harmonizuam përvojën e të vjetërve me të rinjve, vumë senatorët dhe fressh-istët. Ne kemi nevojë të vetme Shqipërinë dhe Shqipëria ka nevojë për një politikë njerëzore.

Luftuam betejat tona dhe fituam beteja për Shqipërinë, duke u kthyer në burim besimi, sigurie, garancie. Trinomi aspak i shentjë që nisi me pandeminë, tërmetin dhe luftën po trondit tërë botën. Këto sprova t’i përballojmë siç dinë t’i përballojnë socialistët. Të shmangin kurthin e partisë-shtet. Ta bëjmë organizatën tonë politike një shtëpi më të hapur që kërkon të japë kontribut.

Ju përmenda pak më parë tim atë, por sot dua të përmend një atë të të gjithë socialistëve, Dritëro Agollin i cili thoshte “Kush rreh gjoksin vret zemrën”

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *