“Gjermania të bëjë çmos që të ulemi në tryezë për negociatat me BE apo vizat në Kosovë”/ Rama: Uroj të kem sërish fat…(Ftesa për Scholz)

[ad_1]

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelarin gjerman gjatë konferencës së sotme për kontributin e Gjermanisë në procesin e integrimit të vendit tonë në BE.

Rama theksoi se pret që Gjermania të bëjë çmos qoftë për anëtarësimin në BE , ashtu dhe për procesin e vizave në Kosovë.

Ai e ftoi Scholz të vizitojë Shqipërinë dhe rajonin.

Rama: Duhet shtyrë me më shumë vendosmëri përpara procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjë që shpresojjmë të ndodhë në Këshillin e qershorit. Nga ana tjetër kemi ende shumë për të bërë në të gjitha drejtimet dhe jemi shumë të vendosur sepse sic e kam thënë ky process nuk është për të shkuar në Europe por për të ndërtuar një vend me standarde europiane që ia detyrohemi fëmijëve tanë.

Ne jemi 100% në një linjë me kancelarin, sikundër gjithë BE është në një linjë lidhur me agresionin rus në Ukrainë, i dënojmë njëzëri krimet mizore atje dhe bëjmë thirrje për armëpushim. Jam i inkurajuar nga biseda me kancelarin. Ishte shumë e mirëpritur nga ana ime gjatë bisedës, qëndrimi i tij dhe shprehja e dëshirës për një impuls të ri për Procesin e Berlinit.

Sa i përket marrëdhënieve bilaterale janë absolutisht të shkëlqyera sic e theksoi kancelari dhe shpresoj që Gjermania të bëjë cmos për uljen në tryezë për negociatat në BE dhe procesin e vizave në Kosovë. Është proces i bllokuar prej vitesh por i merituar. Shumë faleminderit zoti kancelar për mikëpritjen tuaj të posaçme dhe uroj të kem sërish fat, do isha i nderuar nëse do vizitonit rajonin dhe Shqipërinë.

(E.D/faxweb.al)

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *