Georgina, mama me kohë të plotë…. Zbulohet shifra e majme mujore që e paguan Cristiano Ronaldo

[ad_1]

Ylli portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodríguez janë një nga çiftet më të njohur dhe më të suksesshëm në botë. Ata kanë miliona ndjekës në rrjetet sociale dhe fitojnë shifra të mëdha me fushata reklamuese.

Në fakt, influencuesja spanjolle, e lindur në Argjentinë, merr rreth 8000 euro në muaj nga markat e njohura për të reklamuar produktet e tyre. Sidoqoftë, këto nuk janë të ardhurat e saj të vetme. Sipas programit televiziv spanjoll “Viva La Vida”, Cristiano transferon një shumë mujore afër 100 mijë euro në llogarinë bankare të Georgina, çdo muaj.

Kjo shifër, me sa duket, përdoret për “shpenzime dhe përkujdesje ndaj fëmijëve”. Kjo, meqenëse Georgina është personi që kujdeset për fëmijët ndërkohë që Ronaldo është larg. Pra, ka dhe një detyrë ekstra me fëmijët, përveçse biznesmene dhe njëkohësisht partnere e Cristiano Ronaldos.

Dokumentari i titulluar thjesht “Soy Georgina” tregon anën e Georgina si mama e përkushtuar për fëmijët e Ronaldos. Nga ana e tij, “Viva La Vida” udhëtoi për në vendlindjen e Georgina, Jara, që ndodhet në provincën e Aragón, ku u zbulua se ajo “nuk mori pjesë në funeralin e gjyshes së saj”.

Në janar, xhaxhai i Georgina, Jesús Hernandez sulmoi mbesën për qëndrimin e saj ndaj familjes: “Georgina mund të ketë turp për ne dhe të mendojë se është më e mirë, ngaqë nuk jetojmë në luksin e saj. Unë kurrë nuk i kam kërkuar asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon”.

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka deklaruar se miliona dollarët në bankë i ka falë punës së saj. Gjatë një intervistë për revistën “Forbes Spain”, ajo iu përgjigj kritikëve, duke thënë: “Jam krenare për mënyrën se si po e menaxhoj karrierën time.

Jam e lumtur si partnere e Cristiano Ronaldos, jam plotësisht e dashuruar me të dhe ndihem shumë me fat. Jam e vetëdijshme se të qenit e dashura e tij më ofron shumë mundësi, por kam punuar dhe ndërtuar atë që kam në bankë.

Është e vërtetë që gjërat kanë shkuar mirë për mua vitet e fundit, por gjithashtu kam punuar mjaft, kam ditur ta përdor kohën time dhe rrjetet sociale. Ndonjëherë më quajnë partnerja e Ronaldos në një mënyrë përulëse, por kjo nuk më lëndon. Jam e kënaqur që jam partnerja e tij, jam plotësisht e dashuruar me të dhe rrjedhimisht ndihem me shumë fat”.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *