Gazetari Peka publikon intervistën e Ramës: Rugoven e quante njeri të poshtër dhe president kosovar të Sali Berishes

0

[ad_1]

Moderatori i njohur nga Tirana  Çim Peka ka goditur sot sërish kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama i cili ishte i ftuar dje në një simpozium nga lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku për të folur për figurën e Rugovës shkruan KosovaNews.

Peka  ka publikuar një pjesë të një interviste të dikurshme të  Edi Ramës nga viti 1994, në të cilën thotë  se kryeministri aktual i Shqipërisë e quante Ibrahim Rugovën si “të poshtër” dhe “president kosovar të Sali Berishës”.

Sipas gazetarit Peka,  Rama e fyente Rugovën edhe në dukje duke e quajtur “ të poshter dhe ne det futet me shall”

“Edi Rama ne vitin 1994: Rugova eshte Presidenti kosovar i Sali Berishes, eshte i poshter dhe ne det futet me shall, etj….Këtë e kishte ftuar dje kryetari i LDK Abdixhiku te fliste per Ibraim Rugoven!”,

Shkroi sot gazetari Peka në faqen e tij në facebok duke i bashkangjitur edhe një fotografi të gazetës në të cilën ishte publikuar intervista e Ramës në atë kohë.

[ad_2]

Source link

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert