FOTO/ Dy vjet e gjysmë më parë i dha fund karrierës, Wesley Sneijder befason me formën fizike

[ad_1]

Ish-futbollisti holandez Wesley Sneijder ka pësuar një ndryshim të madh fizik edhe pse i dha fund karrierës pak më shumë se dy vite më parë.

Sneijder, i cili shumë besojnë se u vodh në vitin 2010 në luftën për Topin e Artë për tripletës me Interin dhe finales së Kupës së Botës me Holandën, me sa duket po “shijon” pensionin dhe e ka lënë pas dore sportin.

Ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një foto e Sneijder nga fusha e futbollit dhe ajo që ka habitur menjëherë fansat ishte pesha e tij trupore.

Sneijder ka shtuar peshë serioze, saqë është e vështirë ta njohësh. Mesfushori i famshëm holandez duket se nuk është shumë aktiv dhe i është përkushtuar gjërave të tjera, larg fushës së futbollit.

Vetëm dy vjet e gjysmë më parë, ai luajti për Al-Gharafa e Katarit ku përfundoi dhe karrierën. Ai kishte veshur fanellat e disa klubeve të mëdha të futbollit botëror si Real, Inter dhe Ajax.

Ai gjithashtu luajti për Galatasaray në Turqi dhe Nice në Francë. Sneijder luajti 134 ndeshje për kombëtaren e Holandës, në të cilat shënoi 30 gola.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *