Florian Markut i plotësohet dëshira, do të përballet me Amir Khan, ndeshja e madhe në Tiranë

[ad_1]

Florian Marku ia doli të mbrojë titullin e tij “International Welterwight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrierë ndaj uellsianit Chris Jekins. Pas një fitoreje kaq të madhe, është e natyrshme që Florian Marku të pretendojë për më lart.

Në përfundim të sfidës, boksieri shqiptar i hodhi dorashkën e sfidës një emri të madh, siç është Amir Khan. Khan, 35-vjeç ka qenë kampioni i botës në peshën e lehtë dhe e mbajti titullin WBA në 2009-2012 dhe IBF në vitin 2011.

Promotori Ben Shalom, përmendi Florian Markun si një kundërshtar të mundshëm të Amir Khan dhe zgjodhi Tiranën për sfidën.Ai tha për iFL TV: “Ne do të bëjmë një ngjarje të madhe me të në Shqipëri, Për Amir Khan ka kuptim një ndeshje e tillë tani, por edhe për Florian Markun.”

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *