Familjarët thonë ‘boll i torturuam’/ Mjeku Ulqinaku: Përditë kemi pacientë që duan të vetëvriten, aplikohet eutanazia pasive

[ad_1]

Mjeku Dritan Ulqinaku ka folur në një intervistë televizive për pacientët që duan t’i japin fund jetës, apo familjarët që kërkojnë mosndërhyrje nga mjekësia për zgjatjen e jetës së tyre.

Mjeku zbuloi se aplikohet eutanazia pasive thuajse çdo ditë pasi zgjedhin të mos vijojnë me mjekimet ekstra në mënyrë që të mos torturohen.

“Ndonëse mjekët kanë bërë Betimin e Hipokratit, në jetën e përditshme ndeshemi me një realitet që është i prekshëm çdo ditë. Përditë ka raste të tilla. Nga familjarët janë të shpeshtë.

Shpesh herë, edhe në familjet tona kemi patur persona që kanë arritur një farë moshe, kanë disa sëmundje të caktuara që ndoshta bien në gjendje kome dhe mjekët thonë deri këtu jemi.

Do të vijojmë mjekimet ekstra por vjen një moment që familjari thotë, mos e torturo më. Kjo është edhe eutanazia pasive, kur mjekësia nuk ndërhyn për t’ia zgjatur jetën. Ndërsa kur ndërhyn për t’ia shkurtuar jetën quhet aktive”, tha mjeku.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *