Eskalon përplasja, Rooney “fundos” CR7: Trupi i tij, trofetë, karriera… Të gjithë, përveç Messit, janë xhelozë për të!!!

[ad_1]

Vijon polemika mes Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldo. Wayne e nisi i pari, duke theksuar se CR7 duhet të largohet nga Manchester United. Portugezi është përgjigjur duke e quajtur xheloz ish-bashkëlojtarin, ndërsa tani Rooney përgjigjet sërish, duke thënë se të gjithë, përveç Messit, e kanë zili.

Trajneri i Derby Conty u përgjigj në një konferencë të fundit për shtyp duke sugjeruar se të qenit ziliqar ndaj Ronaldos është një ndjenjë që e ndajnë shumë futbollistë, përveç Messit: “Unë do të thosha se nuk ka një futbollist në planet që nuk është xheloz për Cristiano Ronaldon.

Karriera që ka pasur, trofetë që ka fituar, paratë që ka fituar. Muskujt e barkut, trupi i tij. Mendoj se të gjithë lojtarët, përveç Lionel Messit, janë xhelozë për Cristiano”. Rooney dhe Ronaldo luajtën së bashku për Manchester United midis viteve 2004 dhe 2009, kur formuan një nga çiftet më të rrezikshme sulmuese të epokës së Premier League.

Wayne Rooney ishte në programin e “Sky Sports”, “Monday Night Football”, të hënën e kaluar, në të cilin, ndër të tjera, i dha një goditje Cristiano Ronaldos: “Ai ka shënuar gola të rëndësishëm në fillim të sezonit në Ligën e Kampionëve dhe një ‘hat-trick’ kundër Tottenhamit.

Personalisht mendoj që, nëse shikoni të ardhmen e klubit, duhet të vini bast për lojtarët më të rinj dhe më të uritur për ta ngritur skuadrën në dy-tri vitet e ardhshme. Cristiano po plaket pak dhe sigurisht që nuk është lojtari që ishte 20 vjeç. Ai është një gjahtar i golit, por mendoj se pjesa tjetër e skuadrës ka nevojë për më shumë”.

Disa fraza që duket se nuk i kanë pëlqyer portugezit, i cili është përgjigjur disa orë më vonë përmes rrjeteve sociale. CR7 iu përgjigj një postimi në Instagram të trajnerit aktual të Derby County. Rooney postoi një foto të tijën së bashku me ish-legjendën e Liverpool, Jamie Carragher dhe prezantuesin e emisionit të së hënës, David Jones në Instagram.

Ronaldo shfrytëzoi rastin për t’iu përgjigjur kritikave të Rooney në emission, kur komentoi postimin duke shkruar: “Dy xhelozë”. Tani, Wayne kthehet për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *