“Ëndrra më e madhe u realizua”, Jennifer Lopez tregon se si e priti propozimin për martesë nga Ben Affleck

[ad_1]

Jennifer Lopez vetëm 24 orë pasi Ben Affleck i propozi asaj, hapi zemrën dhe foli për këtë moment kaq të bukur dhe të rëndësishme të jetës së saj.

“A keni imagjinuar ndonjëherë ëndrrën tuaj më të madhe të realizuar? tha ajo fillimisht duke folur për fansat e saj.

“Të shtunën mbrëma ndërsa isha në vendin tim të preferuar në botë (në banjon e saj me flluska) , dashuria ime e bukur u gjunjëzua dhe më propozoi. Unë isha plotësisht i papërgatitur dhe vetëm e shikoja në sy duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë. Nuk e besoja se kjo ndodhi përsëri pas 20 vitesh. Isha pa fjalë kur më propozi. Unë thashë: Po sigurisht që është po”.

Ajo vazhdoi:

‘Unë vetëm buzëqeshja dhe lotët më rridhnin në fytyrë, u ndjeva jashtëzakonisht e lumtur dhe e kompletuar. Nuk ishte një ambient i zbukuruar, por ishte shumë romantik. Vetëm një natë e qetë e së shtunës, ku dy njerëz premtuan të ishin gjithmonë atje për njëri-tjetri. Dy njerëz me shumë fat. Ata patën një shans të dytë për dashurin e vërtetë’– përfundoi Lopez.

Lopez foli gjithashtu dhe për unazën e saj të fejesës me diamant të gjelbërt.

“E gjelbërta ka qenë gjithmonë ngjyra ime me fat dhe tani, me siguri, do të jetë gjithmonë” shkroi këngëtarja krahas foto ku tregonte unazën.

Kjo ishte hera e dytë që Jennifer Lopez pranoi propozimin për martesë nga Ben Affleck.

Gjithsesi këtë herë për çiftin gjërat janë krejtësisht ndryshe, pasi lidhja e tyre është e bazuar në themele të forta.

Siç kanë thënë edhe vetë, tashmë të dy janë më të pjekur për të menaxhuar situatën.

Atyre nuk u intereson çfarë shkruajnë mediat apo nëse janë të ndjekur nga paparacët.

Tani ata shijojnë dashurinë e tyre dhe njëri-tjetrin.  Superylli latin në muajt e fundit shkëlqen nga lumturia dhe duket.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *