Drejtoresha e shkollës denoncon deputeten shqiptare pas postimit për ndalimin e shamisë

[ad_1]

Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj ka hapur rast në polici për shkak të kërcënimeve në rrjete sociale shkaku i një shenje të ndalimit të shamisë që ishte vendosur në atë shkollë. Gazeta Express shkruan se Gjergjaj duke iu përgjigjur Baljes, mbrëmë, e ka akuzuar deputeten për linçim dhe nxitje të urrejtjes ndaj saj, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet policisë.

Shefi i hetimeve në Policinë e Gjakovës, Emin Hoxha, konfirmoi se drejtoresha Gjergjaj ka hapur rast në polici pas kërcënimeve që ka pasur.

“Kemi rast te hapur “Kanosje” ankuese është drejtoresha e shkolles së mesme Nexhmedin Nixha- Gjakovë”, tha ai.

Reagimin e deputetes Balje ndaj drejtoreshës Gjergjaj, kjo e fundit e ka quajtur linç dhe duke paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve të sigurisë.

“Iu ftoj që të mos humbeni kohë duke nxitur urrejtje e përçarje ndaj meje, por kryeni punën tuaj si Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nëse e konsideroni problematike këtë çështje ndërrojeni udhëzimin administrativ. Të cilin unë natyrisht se do ta respektoj dhe përmbush në përpikëri, sikur çdo ligj dhe udhëzim administrativ tjetër që e respektoj maksimalisht gjatë punës sime” ka shkruar Gjergjaj.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *