“Do u japim shtetësinë shqiptare personaliteteve të huaja që kanë spikatur”/ Çuçi: Kështu thithim talente e rekordmenë…

[ad_1]

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se pas mbledhjes së këshillit të Ministrave është marrë vendimi për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë personalitetet e huaja që kanë spikatur në fusha të ndryshme në vendin tonë.

Çuçi theksoi se kjo gjë do sjellë më shumë talente në vend që mund të na përfaqësojnë në kompeticione ndërkombëtare.


Çuçi:
Vendimi që u mor sot ishte dhënia e shtetësisë shqiptare për shtetasit e huaj që kanë spikatur me kontributet e tyre në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit. Kjo vjen si plotësim neni për ligjin e ri që kemi miratuar për këtë të drejtë dhe përcakton të gjitha kriteret dhe afatet e dhënies sa më shpejt të shtetësisë nga institucionet. Me këtë vendim jo vetëm që i trajtojmë në mënyrë të veçantë për këto personalitete por thithim dhe rekordmenë që mund të përfaqësojne shtetin shqiptar në kompeticione ndërkombëtare.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *