“Do të zhvendoset porti i Durrësit për t’i liruar vendin arabit, nuk është thjesht marinë”/ Metallia: 2 miliardë euro, çmenduri! Këtu luhet me shifrat…

[ad_1]

Eksperti në çështjet portuale Osman Metallia, tha se vendimi për zhvendosjen e shërbimeve të përpunimit të mallrave nga Durrësi në Porto Romano nuk është një gjë shumë e mirë për ekonominë.

Në një lidhje ‘Skype’ për ‘Fax News’ Metallia shpjegoi se një ndërmarrje e tillë portuale ka kosto shumë të lartë duke marrë parasysh që jemi në kohë krize ekonomike.

Ai tha ndër të tjera se flitet për një marinë që do ndërtohet nga kompania arabe por që në fakt kemi të bëjmë me ndërtimin e një zone rezidenciale.

Metallia: Do të ishte e rëndë për portin sepse ka krijuar stabilitet dhe fakti që kalon miliona tonë mallra tregon për ritjen e tij të vazhdueshme ndër vite dhe të marrësh vendime që kanë dëme të pakthyeshme dhe është një gjë jo fort e këndshme për ekonominë.

2 miliardë euro, nëse flasim për kosto ndërtimi, këtu luhet goxha me shifrat. Flitet për mbi 14 mijë vende punë për të ndërtuar një marinë e gjitha kjo. Pra kompania arabe do investojë, ky port që tashmë vazhdon të paguajë kredi të institucioneve të ndryshme financiare,

Kur të thua do të zhvendos portin për ti liruar vendin arabit, e te ndërtosh një port të ri nga zero është ndërmarrje e madhe, ndërkohë që jemi në situatë krize, pyetja është a jemi ne në gjendje dhe a jemi gati të shpenzojmë qindra mijëra euro.

Dhe sa kushton ndërtimi i një marinë, nuk kërkon kurrsesi 2 miliardë euro sepse është çmenduri ekonomike. Këtu bëhet fjalë për ndërtimin e një zone rezidenciale dhe gjithcka fshihet pas fjalës marinë, ky është pompimi që i bëhet opinionit publikun me ato imazhet 3D.

Portet janë ndërmarrje strategjike, dhe natyrisht janë ca kritere, publiku duhet të marrë pjesë në vendimarrje. Ndërmarrjet portuale kërkojnë një pjesmarrje të publikut. Kush u konsultua për një vendim të tillë, a ka kërkesë nga tregu, që ky port sot të mbyllet dhe të kthehet në port turistik?

60-100 vite është jetëgjatësia për një port dhe duhen ditur se cfarë operacionesh tregtare do kryhen në të dhe të përshtatet dhe për vitet e ardhshme, porti i ri duhet të jetë të paktën me kapacitetet e këtij që kemi.

(E.D/ faxweb.al)

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *