Dita botërore e sëmundjeve të veshkave/ Si të parandalohen sëmundjet renale? Këshillat nga departamenti i Nefrologjisë në Hygeia

[ad_1]

10 Mars/DitaBotërore e sëmundjevetëVeshkave

#BridgetheKnowledgeGaptobetterKidneyCare

Si çdo vit, java e dytë e muajit Mars, dhe përkatësisht data 10 Mars, idedikohet Sëmundjes kronike të veshkave (SRV) pra njihet si Dita Botërore e Veshkave. Nisur nga rëndësia që menaxhimi sa më i mirë i kësaj sëmundje ka për cilësinë e jetës, kjo ditë në të gjithë botën shërben si thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit tëpopullatës mbi rëndësinë për informim sa më të saktë mbi sëmundjen kronike të veshkave (simptomat, shkaktarët dhe faktorët e rrezikut) dhe mbi të gjitha rëndësia e parandalimit në kohë. Vlerësohet se, në rang botëror, 1 në 10 individë preken nga kjo sëmundje por ndërkohë çka është më shqetësuese është fakti që 90% e tyre nuk e dinë që janë të prekur. Bazuar në studimet më të fundit, nisuredhengafakti që sëmundja kronike e veshkave vazhdon të rritet çdo vit, parashikohet që deri në vitin 2040 kjo sëmundjetë jetë shkaku i 5-të kryesor i vdekjeve. Prandaj, është shumë i rëndësishëm edukimi dhe informimi i popullatës duke i udhëzuarnërradhë të parëmbi hapat që duhet të ndjekinpër ta parandaluar në kohë atë.

SRV shfaqet me dëmtimin gradual të veshkave dëmtim ky që ul funksionin filtrues duke bërë që të grumbullohen në trup produktet përfundimtare të metabolizmit e uji i tepërt. Shumica e njerezve nuk kanë simptoma në fazat e para, por nëse diagnostikohet shpejt, mund të ngadalësohet për parimi i sëmundjes ose, në raste të caktuara të stopohet.

Me përparimin e sëmundjes mund të shfaqen vlera të rritura të tensionit arterial dhe pacienti nuk ndihet mirë per shkak të grumbullimit të lëndëve të ndryshme në organizem, të cilat nuk filtrohen më si më parë. Në faza më të avancuara mund të shfaqet anemi, dobësimi kockave, ulje e masës muskulare, etj, dhe në këto situata rritet edhe rreziku për sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Cilët janë shkaktarët e Sëmundjeve Renale?

• Diabeti i sheqerit është ndër shkaqet më të shpeshta që dëmton mjaft organe, përfshirë edhe veshkat.
• Hipertensioni, icili mund të shkaktoje sëmundjerenalekronike, infarktmiokardiose insult cerebral.
Përveç këtyre ka edhe patologji të tjera që mund të çojnë në dëmtim të veshkave, si:
• Glomerulonefriti, i cili dëmton njësinë bazë funksionale të veshkave.
• Sëmundje të trashëgueshme si polikistozarenale.
• Lupusi dhe sëmundje të tjera autoimmune të cilat prekin sistemin imunitar.
• Bllokimet e shkaktuara nga probleme të ndryshme si ureterë me forma anormale, gurët e veshkave, tumore të ndryshëm ose prostatë e zmadhuar te meshkujt.
• Infeksione urinare të përsëritura.
Si faktorë rreziku mjekët rendisin presionin e lartë të gjakut, diabetin, historitë familjare me sëmundje kronike të veshkave, mbipeshën, duhanpirjen dhe moshën mbi të 50-tat. Po ata paralajmërojnë se nëse dikush përjeton simptoma të tilla si: lodhje të pashpjegueshme, humbje të përqëndrimit, irritim të shpeshtë të lëkurës, dhimbje në pjesën anësore të trupit dhe të vjella, shenja këto të heshtura të problemeve në veshka, duhet menjëherë të paraqiten për kontroll te mjeku specialist.
Si të parandalojmë Sëmundjet Renale?
Fatmirësisht pjesa më e madhe e sëmundjeve renale mund të parandalohen dhe jo çdokush që ka faktorë rreziku do të zhvillojë patjetër sëmundje renale. Parandalimi arrihet duke ndjekur këto këshilla:
1. Bëni kontrolle mjekësore periodike
2. Merrni në mënyrë të rregullt medikamentet e tensionit të lartë nëse vuani
3. Konsumoni dietë të shëndetshmë ushqimore
4. Ushtroni aktivitet fizik në mënyrë të rregullt
5. Mbani nën kontroll peshën
6. Stop Duhanit
7. Limitoni sasinë e alkoolit që konsumoni
8. Bëni kujdes dhe shmangni sa më shumë marrjen e medikamenteve që dëmtojnë veshkat, të tipit qetësues si : Voltaren, Ibuprofen, Artrosilen etj, përjashtim bëjnë rastet kur këta qetësues ju rekomandohen nga mjeku, por, edhe ne këto raste, në rast se ju vuani nga sëmundja renale kronike, duhet të bëni me dije mjekun në mënyrë që ai/ajo t’ju përshkruajë trajtimin medikamentoz më të përshtatshëm për rastin tuaj.

Departamenti i Nefrologjisë Hygeia ka një staf mjek / infermier profesionistë dhe me eksperiencë tëgjatë në menaxhimin dhe trajtimin e sëmundjeve renale, duke ofruar shërbim mjekësor cilësor 3600në 365 ditë të vitit, duke filluar nga kontrollet rutinë, diagnostikim & trajtim multidimensional të çdo stadi të sëmundjes, në përbërje të të cilit kemi edhe Departamenti i Hemodializës dhe në të njëjtën kohë ofrohet edhe kirurgjia e Transplantit të veshkës, ndërhyrje këto që kanë rezultuar tësuksesshme dhe me një ecuri shumë të mirë postoperatore.

Dr.Elvana Rista
Nefrologe/Spitali Hygeia
Kontakto: 04 23 90 000
Dr.Elvana Rista
Nefrologe/Spitali Hygeia
Kontakto: 04 23 90 000

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *