Dikur miq por nuk flisnin prej kohësh, pajtohen Noizy dhe reperi i njohur shqiptar

[ad_1]

Dikur, Noizy dhe Gold AG ishin miq të mirë bashkë, madje numërojnë disa bashkëpunime me njëri-tjetrin në Youtube.

Por, siç mund të ndodhë me të gjithë, një pakënaqësi dhe keqkuptim prishi raportet e dy djemve që prej kohësh nuk flisnin më bashkë.

Kohë më parë gjatë një interviste, Gold AG (Arian Agushi) u shpreh:

“Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij”, ka thënë reperi.

Por së fundmi duket se gjithçka i ka mbetur pas të shkuarës dhe çunat kanë dhënë një shembull të mirë për të rinjtë shqiptarë. Ata kanë sheshuar mosmarrëveshjet dhe duket se s’kanë më pakënaqësi me njëri-tjetrin.

Noizy dhe Gold AG janë takuar, gjithashtu janë siguruar që të ndajnë një foto së bashku në rrjete sociale. Foto që shihni më poshtë u publikua në llogarinë në Instagram të Gold AG.

Nuk e dimë nëse së shpejti do të na vijë ndonjë bashkëpunim prej tyre, por gjithçka mund të ndodhë. Kjo është ajo që dëshirojnë më shumë tashmë fansat e dy reperëve.

Rikujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Noizy rregulloi gjithashtu marrëdhëniet me Stresin.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *