Debati për presidentin e ri/ Fevziu bën propozimin: Ka ardhur koha që në krye të atij posti të emërohet një grua

[ad_1]

Gazetari dhe moderatori i njohur, Blendi Fevziu ka propozuar që në postin e presidentit të emërohet një grua, duke shtuar se kishte ardhur koha për këtë.

Në një intervistë të dhënë për “Klan News”, Fevziu tha se në këtë post duhet të vendoset dikush që është në mbyllje të karrierës dhe jo persona të rinj të cilët kanë ambicie për në politikën aktive.

“Unë mendoj që mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur Presidentin. Kjo tentativa për të bërë bisedime më duket më shumë një ‘larje goje’, pra ta hedhim një fjalë që të jemi dhe ne të larë. Pra, mazhoranca mund ta zgjedhi vetë Presidentin që mendon.

Personalisht do isha për një figurë jo politike, jo detyrimisht politike. Por mundësisht një figurë në mbyllje të karrierës, sepse ne kemi vuajtur gjithmonë që kemi vendosur presidentë të rinj që kanë pasur ambicie përtej Presidencës. Një njeri në mbyllje të karrierës. Nëse më pyet personalisht, që s’ka asnjë vlerë mendimi im se nuk ndryshon asgjë, mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një grua për Presidente sepse është i vetmi vend. Kosova ka pasur dy gra deri më sot.

Ne që të kemi një kryeministre grua do jetë një histori pak e vështirë dhe do dojë shumë kohë. Minimalisht, presidenti që ka një rol honorifik mund të ishte një imazh shumë i mirë i Shqipërisë. Mund të jetë ndonjë emër që ne s’na ka shkuar ndërmend fare. Mjafton të jetë një njeri me integritet, një prezantim i mirë i Shqipërisë dhe kjo ishte e mjaftueshme për Presidentin”- u shpreh Fevziu.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *